Bardhi: Parlament njëpartiak, lejohen të futen vetëm ata që mbështesin Ramën. Noka: Nuk respektoj asnjë vendim

Bardhi: Parlament njëpartiak, lejohen të futen vetëm ata që mbështesin Ramën. Noka: Nuk respektoj asnjë vendim

Deputeti Gazment Bardhi tha se do të vijojnë të tentojnë të futen në Kuvend.

Për mediat, Bardhi sqaroi se afati i përjashtimit të deputetëve ka mbaruar, megjithëse Garda nuk po lejon të futen as ata të papërjashtuarit.

Pse deputetët e përjashtuar nuk lejohen të futen në seancë? Deputetët duhet lejuar. Futen vetëm deputetët e PS-së është parlament një partiak lejohen të futen vetëm ata që mbështesin Ramën.

Po ashtu deputeti demokrat Flamur Noka tha se Nikolla nuk ka të drejtë të përjashtojë askënd.

A ka demokraci këtu? Prej kujt e ruajnë Parlamentin! Nuk jam i përjashtuar, nuk respektoj asnjë vendim të Lindës dhe të kamikazëve të Ramës. Nuk është hera e parë kjo gjë.

Hyrja kryesore dhe ajo anësore është e bllokuar nga Garda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy