Haradinaj në rezidencën e familjes Rugova, pritet marrëveshje me Teuta Rugovën (Foto)

Haradinaj në rezidencën e familjes Rugova, pritet marrëveshje me Teuta Rugovën (Foto)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sapo ka arritur në Rezidencën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, për të nënshkruar marrëveshje me vajzën e tij deputete, Teuta Rugovën, për bashkëqeverisje, shkruan Gazeta Blic.

Për nënshkrimin e marrëveshjes prezent është vetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorët e tij. PAN tash e sa kohë ka deklaruar se i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN edhe pse doli subjekti i parë politik, arriti që t’i marrë vetëm 39 ulëse në Kuvend, derisa VV doli e dyta, e pasuar nga Koalicioni LAA. 

Marrëveshja mes mandatarit të PAN-it për kryeministër dhe deputetes Teuta Rugova, pritet të ndodhë brenda pak minutash. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy