“Aroma e trëndafilit të kuq”, Naqi: Kemi fituar 5 çmime, do ta sjellim edhe për publikun shqiptar (VIDEO)

“Aroma e trëndafilit të kuq”, Naqi: Kemi fituar 5 çmime, do ta sjellim edhe për publikun shqiptar (VIDEO)

”Aroma e trëndafilit të kuq” është një film me metrazh të shkurtër, i cili ka rezultuar i suksesshëm në festivalet ndërkombëtare. Aurel Naqi, regjisor, producent dhe skenarist, ndau me shikuesit emocionet e përmbushjes së këtij objektivi.

Subjekti përcillet përmes dy vajzave. U përhstatet të gjithëve por unë kam zgjedhur ta sjell përmes dy vajzave, ka arsye për këtë por duhet të shihni filmin. Ky subjekt i përfshin të gjithë.

Filmi është pritur mirë. Kemi marrë çmim të parë në festivalin akademik të Torontos. Rrugëtimi ka qenë i suksesshëm. Kemi marrë pjesë edhe në festivale të tjera. Janë gjithsej 15 të tilla, ku kemi fituar 5 çmime. Është sukses të jesh i nominuar në një festival. Nuk ka audiencë të madhe në Amerikë për filma shqiptarë.

Kam dëshirë që këtë film ta sjell edhe për publikun shqiptar. Filmi është zgjedhur finalist në festivalin e Illinois. Në Holandë do të jetë edhe në festivalin e Hagës.

Naqi u ndal te produksionet kinematografike shqiptare.

Unë i vlerësoj shumë të gjithë që merren me film. Është e rëndësishme dhe mesa shoh prodhimet shqiptare me sa mundësi që kanë bëjnë realizime. Më vjen mirë që ka prodhime, edhe nëse kanë audiencë lokale. Nëse regjisorët shqiptarë do të kishin mundësitë financiare, kinematografia shqiptare do të ishte shumë më lart. Ky është ngërçi që ngadalëson kinemanë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy