Shqiptari më i urryer në botë shpallet fajtor nga gjykata, ja reagimi i tij

Shqiptari më i urryer në botë shpallet fajtor nga gjykata, ja reagimi i tij

Një gjykatë federale në Bruklin të Nju Jorkut shpalli fajtor Martin Shkrelin, ish-ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, i akuzuar për mashtrim me letrat me vlerë.

34-vjeçari përballet me deri në 20 vjet burg, por dënimi mund të jetë shumë më i vogël, sipas disa rregulloreve të reja, shkruan “Zeri i Amerikes”.

Vendimi i jurisë u mor pas pesë ditë diskutimesh mes anëtarëve.

Prokurorët e akuzuan Shkrelin se kishte manipuluar paratë në fondet e investimeve Elea Capital, MSMB Capital dhe MSMB Healthcare, si dhe kur ishte shef ekzekutivi i firmës Retrophin, që ai e kishte themeluar në vitin 2011.

Pala mbrojtëse këmbëngul se investitorët i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim.

Jashtë gjykatës, Shkreli e quajti procesin kundër tij “një gjueti shtrigash me përmasa epike”.

Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar si dhe për komentet fyese që ai u bënte kritikëve në mediat sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy