Gjenden municione dhe pajisje ushtarake në Zubin-Potok

Gjenden municione dhe pajisje ushtarake në Zubin-Potok

Municione dhe pajisje ushtarake janë gjetur nga Policia e Kosovës në fshatin Qukiq të Zubin-Potokut.

“Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve - Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin-Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin-Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018”, thuhet në njoftim. 

“Në vendin e ngjarjes është thirrur njësia e specializuar respektivisht njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive, ku gjatë kontrollit edhe në 3 (tri) vende tjera të groposura janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të ngjashme. Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë: Uniformë ushtarake, pjesë të pushkëve të gjata, jelek taktik, gas maska, një tytë e pistoletës, një palë pranga dhe 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, vijon njoftimi. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy