
Çështjet kryesore që po diskutohen në Samitin e Davosit, kanë në fokus problemet aktuale ndërkombëtare si lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe sulmet kibernetike.
Lidhur më këtë, Emiljo Çika, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, në një analizë ëpr “MCN live”, përshëndeti disktuimet në këtë forum të kryeministrit Edi Rama që kanë të bëjnë me sulmet kibernatike që pësoi vendi.
Sipas tij, tema e zgjedhur për diskutim vë në pah njërën ndër problematikat me të cilat është përballur Shqipëria dhe faktin se nga këto sulme po rrezikohen në mbarë botën moderne.
Forumi është ndër më të rëndësishmet vjetore që mbledh pothuajse elitën politike dhe ekonomike pothuajse të të gjithë botës.
Tema që ka zgjedhur kryeministri për të diskutuar , përveç temave të tjera, është nga temat më të rëndësishme ose nga problematikat që është përballur Shqipëria gjatë pjesës së dytë të vitit të shkuar.
Patëm një sulm i cili përsa, na u tha është nga Irani, patëm edhe shkëputje të marrëdhënieve. Kryeministri e paraqiti se rrjedhimisht ka pasur sulm jashtëzakonisht të fortë i cili ka arritur të përballet nga sistemi i brendshëm dhe me ndihmë ndërkombëtare.
Për këtë duhet parë së sa të dhëna të sakta janë hakerur.
Shqipëria nuk ka pasur sulme të tilla më përpara por përderisa e gjithë bota po shkon drejt digjitalizimit të sistemeve dhe në këtë këndvështrim çdo vend është rrezikuar dhe janë një hap përpara në shkencën e informatikës dhe në përpjekjet për të rrëzuar muret e mbrojtjes së sistemeve qe kanë shtetet.



