Shqipëria me 2.4 milionë banorë dhe 1.5 TikToksa/ Gjysma e Shqiptarëve në TikTok, nga dhuna e krimi tek biznesi

Shqipëria me 2.4 milionë banorë dhe 1.5 TikToksa/ Gjysma e Shqiptarëve në TikTok, nga dhuna e krimi tek biznesi

2.4 milionë janë shqiptarët që jetojnë brenda kufirit ndërsa në TikTok janë më shumë se gjysma e tyre me një llogari aksesi. Në një raport të Kepios thuhet se janë 1.53 milionë shqiptarë që kanë llogari në TikTok, ndërsa qeveria shqiptare po përgatitet që ta mbyll këtë platformë nga Janar 2025.

Sipas një raporti nga Kepios, në Shqipëri, TikTok ka mbi 1.53 milionë përdorues dhe 35% e përdoruesve janë mes moshës 12-25 vjeç, duke e bërë këtë grup moshe dominues në përdorimin e platformës.

Këto të dhëna përkojnë me interesin e madh që kanë të rinjtë shqiptarë për TikTok-un, i cili shndërrohet në një formë argëtimi dhe një mundësi për të shprehur kreativitetin dhe mendimet e tyre.

Drupal Ad

Po sipas këtij raporti në Shqipëri dominues në përdorimin e platformës TikTok janë meshkujt me 52.7 % të llogarive prej 1.53 milionë dhe 47.3 % femrat.

Mes këtyre përdoruesve nuk mungojnë politikanët duke nisur nga kryeministri e po ashtu edhe kreu opozitës.

Ndërsa prej më shumë se dy vitesh kjo platformë është pushtuar edhe nga mediat tradicionale të cilat thuajse të gjitha kanë një llogari në TikTok.

Përdorimi masiv TikTok aktualisht ka edhe tek ndikuesit (influencerat apo blogerat) si dhe tek kompanitë e shitjeve të produkteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy