Tomi Kallanxhi, Big Media Expert në “Zgjohu me MCN” ka komentuar lidhur me ngjaraajen e ndodhur një ditë më parë ku një 27-vjecare i dha fund jetës pasi i publikuan foto intime në TikTok.
Ai tha se këto ngjarje mund të parandalohen vetëm duke ndryshuar legjislacionin, duke filluar nga gjobat. Sipas tij edukimi duhet të fillojë nga familja dhe se duhet të jenë prindërit ata që mbajnë në monitorim fëmijët e tyre gjatë kohës që qëndrojnë në internet apo përdorin rrjetet sociale.
Mbyllja e adresave është një gjë e pamundur se njerëzit do e gjejnë mënyrën, por duhet të fillojmë të ndryshojmë legjislacionin. Mund të marrim atë të emirateve arabe që fillojnë me gjoba dhe të nisim ta ekzekutojmë, të gjobitet personi në çdo rast.
Që të merresh me çdo adresë fake dhe ta gjurmosh është pothuajse e pamundur. Duhet të nisësh emrin e tiktok ai s’ka ndonjë limit kohe sepse mëmën e ka në Kinë, do procesohet IT minimalisht do kenë kaluar 6 muaj deri në 1 vit prandaj kjo nuk është zgjidhje për mua por duet të fillojmë ti trajtojmë këta lloj njerëzish.
Një nga gjërat që iu kërkua dhe Ceo së tiktok ishte problemi që tiktok kishte comunite menager dhe pyetja është nëse ka vendi ynë comunite menager. Përderisa ka content që qarkullon dhe nuk fshihet do të thotë që nuk ka. Në shumicën e rasteve është e pamundur sepse sado që ti të raportosh nuk e kupton se çfarë po ndodh te kjo video.
E kam thënë shumë herë që edukimi duhet të fillojë nga familja dhe prindërit të cilët janë shpesh të pa informuar teknologjikisht. Nuk dinë që ka një opsion që mund ta kontrollosh se sa orë rri fëmija yt në internet. Do duhet ti mësojnë dhe këta 18 vjeçarët se si të mos bien pre e provokimeve sepse duke i kontrolluar ti arrin të shohësh sa orë rri, me kë ka bërë follow etj etj. Këto janë gjëra që ne i kemi kërkuar sepse familja është e vetmja mënyrë për ti kontrolluar sepse duke pritur gjithmonë nga institucionet kjo është pothuajse e pamundur.



