Sonte në Zululand ishte i ftuar Afrim Krasniqi për të folur fillimisht mbi zgjedhjet në Maqedoni, të cilat kanë qenë një ngjarje që tërhoqi vëmendjen e qarqeve politike europiane. Ato ishin një ngjarje e rëndësishme edhe për shqiptarët. Krasniqi ka veçuar pesë gjëra: 1. zgjedhjet në Maqedoni u numëruan me shpejtësi maksimale, dhe rezultati u pranua nga të gjithë; 2. Europa ishte si gjithnjë e pranishme në fushatën elektorale, madje, në ndryshim nga herë të tjera, në fushatë mori pjesë edhe fizikisht ministri i jashtëm austriak në ndihmë të Gruevskit; 3. Mes shqiptarëve u shfaq një parti e re, Besa, e cila ka konotacion fetar dhe e cila arriti një lloj suksesi relativ (do të ketë pesë deputetë të vetët në parlamentin e ri): 4. Faktori shqiptar doli më i dobët në terma numerikë, por duke qenë se për të kkrijuar maxhoranvcën qeverisëse duhen pak vota, secila prej partive shqiptare mjafton për ta krijuar këtë maxhorancë: 5. fakti që të gjtiha partitë parlamentare shqiptare duan të futen në qeveri, e ul shumë “cmimin” e tyre në negociatat me Gruevskin.
Në pjesën e dytë të Zululandit u fol për një skenar krize që e bart procedura e zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri në mesin e vitit të ardhshëm. Sipas Krasniqit, Presidenti mund të zgjidhet nga ky parlament (në rastin më të keq, me votat e maxhorancës), por i duhet të bëjë betimin në 24 korrik, kur mbaron mandati i presidentit aktual. Mirëpo në rrethanat që zgjedhjet mund të kenë prodhuar një fitues të ri, vijon Krasniqi, betimi duhet të bëhet në parlamentin e vjetër, dhe kjo gjë që mund teë sabotohet nga fituesit e këtyre zgjehdjeve.
Për më tepër, ndiqni linkun



