Reportazhi i Euronews në veri të Shqipërisë: Ngujohu ose vritesh

Reportazhi i Euronews në veri të Shqipërisë: Ngujohu ose vritesh

Misioni i mësueses Liljana Luani, e cila u jep mësim fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja është bërë personazh i një reportazhi të realizuar nga “Euronews”. Nëpërmjet mësueses 56-vjeçare, reportazhi sjell historinë e një familjeje të ngujuar. Nëna 40-vjeçare që jeton e mbyllur me tre djemtë e saj adoleshentë, ndërkohë që bashkëshorti ndodhet në burg për vrasje. Nëna ka frikë se djemtë mund t’i vriten sapo të dalin jashtë.

Mësuese Liljana shkon në këtë familje për të mësuar djalin më të vogël, me shpresën se do ta ndihmojë atë që t’i ikë frikës dhe dhunës.

“Kjo është ajo që më shtyn mua të shkoj derë më derë të vizitoj fëmijët që kanë probleme gjakmarrjeje. Unë jetoj me vuajtjen e tyre, me dhimbjet e tyre dhe dhimbjen e familjeve dhe tashmë jam përfshirë shumë emocionalisht”, thotë Luani.

Mësuesja kujton një nxënës të vrarë për gjakmarrje.

“Unë kam pasë një djalë nxënës. U bënë dy vjet që është vrarë. Kurrë nuk do ta harroj. Nuk mund ta harroj të qeshurën e tij në korridore. Nuk ma kurseu jetën e tij gjakmarrja”, kujton ajo.

“Mendoj se për këtë brez, edukimi bazë është një armë shumë e fuqishme për të ndaluar fenomenin e gjakmarrjes”, tha ajo. 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy