Një fëmijë dhe drejtuesi i një mjeti kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Vlorë, në rrugën që çon në plazhin e Orikumit.
Nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum.
27-vjeçari A. M., duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M., po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



