
Pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19, Austria ka vendosur masa të reja për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar.
Rreth 2 milionë persona do të jenë të prekur nga këto masa të reja shtrënguese, pasi nuk janë të vaksinuar plotësisht kundër Covid. Personat e pavaksinuar do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për arsye të kufizuara, si puna ose blerja e ushqimit.
Kufizimet e reja do të jenë në fuqi nga sot dhe autoritetet kanë bërë thirrje për respektimin e tyre, pasi në spitalet e vendit po rritet numri i pacientëve.
Masat e reja shtrënguese për personat që nuk kanë marrë të dyja dozat e vaksinës do të zgjasin fillimisht 10 ditë. Fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe personat që janë shëruar së fundmi nga virusi nuk do të preken nga këto masa.
Qytetarët nuk i kanë pritur mirë këto masa dhe gjatë fundjavës kanë protestuar jashtë zyrës së qeverisë në Vjenë.



