Softa: Shqetësuese tregtia e armëve dhe lëvizshmëria në territorin e Shqipërisë (VIDEO)

Softa: Shqetësuese tregtia e armëve dhe lëvizshmëria në territorin e Shqipërisë (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se në Shqipëri është bërë një tregti e frikshme e armëve të zjarrit, dhe është shqetësuese lëvizshmëria e tyre në territor. Softa tha se armët mbahen në zona të banuara, ku në raste të caktuara janë gjendur edhe në garazhe. Ai vuri në dukje se pistoletat vijnë kryesisht nga Serbia dhe Sllovenia, ndërsa snajperat nga Anglia dhe vendet e BE.

Është bërë një tregti e frikshme në territor, sepse janë vende që i modifikojnë armët, i pajisin me silenciator, por mbajnë edhe armë e municion që përdoren nga grupe kriminale. Mbahen në zona të banuara, ka pasur raste edhe në garazh. Për lëndët eksplozive që vijnë nga Mali i Zi, janë Shkodra, Lezha, që funksionojnë në bazën e porosive dhe njohjeve. Kanë arritur deri në Sarandë. Lëvizshmëria në territor vazhdon të jetë shqetësuese. Policia ka struktura, që punojnë në bazë informacioni, apo goditjes së grupeve. Kryesisht janë përdorur territoret nga Kosova, përfitojnë kur ka fluks automjetesh, që s’ka kontroll. Por janë përdorur edhe mjete të transportit publikë, si autobusë dhe furgonë, me pistoleta që vijnë nga Serbia, Sllovenia, apo lëndë eksplozive qe vijnë kryesisht nga Mali i Zi. Snajperat apo armët më moderne vijnë nga Anglia dhe vendet e tjera të BE”.

Lidhur me ndalimin e monopatinave elektrike, Softa tha se këto mjete janë keqpërdorur në Shqipëri dhe duhet të disiplinohet.

 

Janë mjete që ndihmojnë lëvizjen, janë mbi bazë ekoologjike, por duhet të disiplinohen dhe të vendosen sipas rregullave. Këtu janë keqpërdorur. Kam evidentuar nënë me fëmijë, apo djem, që në rastin më të keq janë dy, ndërsa në rastin më të rrezikshëm janë edhe 3, kryesisht adoleshentë, që s’e di si prindërit i lejojnë, por kjo është e rrezikshme, jo vetëm për ta, por edhe qytetarët. Lëvizja është e rrezikshme edhe në korsitë e biçikletave. E dyta është vendosja e masave mbrojtëse si kokorja, duhet të kërkojnë siguracion, dhe duhet të kenë targa që të evidentojnë shkeljet dhe përgjegjësitë. Mund të përdoren edhe për grabitje dhe s’mund të indentifikohen".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy