Zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ironizon qëndrimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta, lidhur me shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Përzgjedhja me short e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u bë pak ditë më parë shkak për përplasjen e fortë mes ambasadorit amerikan me prokurorin e Përgjithshëm.
Statusi i Isarajt
“AMERIKANI, që për tu marrë vesh me NE e ka mësuar mirë shqipen, thotë se sipas Kushtetutës në “SHORT” na duhet edhe KOKA edhe PILI.
SHQIPTARI, ndryshe nga aleati i tij më i madh historik, thotë se sipas Ligjit në “SHORT” nuk na duhet edhe KOKA edhe PILI.
E për të mos ta zgjatur dhe për ti rënë shkurt SHQIPTARI-t na thotë se më mjafton KOKA pa PILIN apo dhe PILI pa KOKËN.
E thënë shqip dhe shkurt “SHORT”-i kushtetues e do dhe KOKËN dhe PILI-n.
“SHORT”-i kushtetues pa KOKË dhe pa PIL nuk është gjë tjetër veçse KOPIL”.



