Projektligji për trajtimin e të dënuarve, Basha: Propagandë dhe qëllim elektoral (VIDEO)

Projektligji për trajtimin e të dënuarve, Basha: Propagandë dhe qëllim elektoral (VIDEO)

Ish-drejtuesi i Policisë së Burgjeve, Faik Basha, hedhjen në diskutim nga Ministria e Drejtësisë të projektligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, që lehtëson kushtet e izolimit të të dënuarve, e sheh si të pa konsultuar.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se është një projektligj i cili si qëllim në vetvete propagandën dhe se synimi i qeveris është elektoral, por se në fund nuk përfitohet asgjë.

Sipas tij, reduktimi i kostos është minimal dhe se sasia e të dënuarve që do përfitojnë nga ky projektligj në një vit është 50 deri në 70 të dënuar.

Sipas relatuesit të këtij ligji që është dhe kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, thuhet se do i vijë në ndihmë Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ku ka mbi 5 mijë të burgosur dhe po aq personel.

Është në vazhdën e projektligjeve për propagandë.

Projektligje të tilla nuk lejohen sipas rregullores së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kur jemi futur në kohën zgjedhore, katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme nuk lejohen projektligje të tilla.

Dëshira e qeverisë është tërësisht elektorale. Pashë se si e kishte motivuar hartimin e këtij projektligji.

Qeveria nuk duhet të bëjë projektligje për të ulur koston kur bëhet fjalë për institucionet e vuajtjes së dënimit.

Nuk është e rëndësishme kostoja, se gjithë kursimi është 1 miliard lekë që për një buxhet shteti nuk është shumë, nëse menaxhohet si duhet, nëse ka rehabilitim, nëse ka edukator, kurse, personel.

Në burgun e sigurisë së lartë nga raporti 1 me 1, do e çojmë 1 me 5 dhe në burgjet e tjera në raport 1 me 10, me 15 dhe 20.

Por kjo nuk është konsultuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Nuk janë thirrur drejtuesit e burgjeve dhe ekspertët.

Nuk ka njeri më mirë në Shqipëri që mund të japë mendim më të mirë se sa ata që njohin sistemin.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të jetë pjesë kryesore e hartimit të këtij projektligji.

Ky ligj nuk është i mirë studiuar, pasi ata që mund të japin mendimin më të saktë nuk janë të përfshirë në hartimin e një projektligj.

Ne nuk mund të çojmë në një burg të sigurisë së lartë raportin e policisë 1 me 5. Ndërsa me burgjet e hapura 60% e fitimit do i çohet shtetit.

Këto janë ligje që futen për çështje elektorale. Mund të tentohen të manipulohen të burgosurit duke iu thënë se do dalin.

Por sasia e të dënuarve që do përfitojnë nga ky projektligj në një vit është 50-70 të dënuar.

Si projektligj mund të shikohet, por mënyra se si është qasur nuk është e saktë.

Nëse një i burgosur kryen 2/3 e dënimit, mund të kërkojë lirimin me kusht dhe t’i shërbejë familjes. Pse nuk fusin këto lehtësira për këtë qëllim.

Ne kemi raportin më të lartë të të burgosurve në botë. Ne kemi 1.7 milionë banorë dhe rreth 6 mijë të dënuar.

Një shtet që ka një mendësi për të burgosur popullin dhe nuk iu jep alternativa se si të drejtohen qytetarët kërkon dhe një alternativë se unë do e bëj që të ulë koston.

Por tek i dënuari nuk duhet parë ulja e kostos, por a ia ka arritur qëllimin për rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve.

Kë punonjës do heqësh? Juristin, edukatorin, infermierin? Kë do heqësh?!

Vetëm me një institucion të sigurisë së ulët do reduktosh 50 punonjës dhe asgjë më shumë. Ndaj nuk është ndonjë reduktim i madh i kostos.

Ky nuk është si një projektligj me synim uljen e kostos, por duhen ulur ekspertët dhe konsultuar.

Janë projektligje që bëhen për propagandë dhe në fund nuk përfitojmë asgjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy