Benet Beci fitoi zgjedhjet e 14 majit duke fituar marrë një bastion historikisht demokrat dhe kjo fitore ka qenë me një diferencë të thellë me rreth 11 mijë vota më shumë.
Pas fitores, në një deklaratë për mediat, falënderoi qytetarët shkodranë për besimin dhe tha se puna e tij nis sapo të marrë detyrën për ta kthyer këtë besim në detyrë. Benet Beci tha se do të punojë për të gjithë qytetarët Shkodranë pavarësisht ngjyrës politike.
Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme, dy ditëve ku sipas tij Shkodra foli, qytetarët shkodranë folën, Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit dhe pro ndryshimit. Është një sensacion i madh pas një muaj fushate ku ne folëm për projektet, diskutuam për një Shkodër më të mirë dhe qytetarët e Shkodrës na besuan dhe ky është një detyrim i jashtëzakonshëm dhe unë u jam shumë mirënjohës, Shkodrës për besimin, besimi është një nga gjërat më të shtrenjta për punën që duhet justifikuar. Besimi im fillon nga nesër me punë.
Besimi i tyre është dhe obligim i yni për të punuar dhe shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar dhe s’na ka votuar që pavarësisht ngjyrës dhe politikës ne do jemi pranë çdo shkodrani/je dhe jam i gëzuar që patëm një fushatë të jashtëzakonshme në Shkodër, një fushatë të qetë që i jam mirënjohës çdo shkodrani dhe shumë bashkëpunëtorëve të mi.
I jam mirënjohës çdo demokrati që na kanë parë pak me dyshim dhe më në fund shumë prej tyre na kanë dhënë besimin dhe për ne ky është obligim për tja kthyer me punë. sot jemi para një sfide të jashtëzakonshme për ta bërë atë që kemi premtuar dhe me një mirënjohje të veçantë për kryeministrin Rama që mbështetja dhe planet dhe projektet që ne kemi shpalosur për Shkodrën do bëhen realitet.



