Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko pritet të shkojë për një vizitë pune në Rusi, gjatë së cilës do të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, tha të enjten agjencia shtetërore e lajmeve Belta.
Samiti është caktuar për të premten, më 15 shtator. Negociatat do të fokusohen në axhendën ndërkombëtare, si dhe në çështjet rajonale, me theks në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë zëvendësimin e importit.
Njoftimi vjen një ditë pasi Parlamenti Evropian e quajti Lukashenkon "një bashkëpunëtor" në krimet e luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.
Në një rezolutë të miratuar të mërkurën, parlamenti gjithashtu e cilësoi Bjellorusinë një "shtet satelitor të Rusisë" dhe sugjeroi zbatimin e të njëjtat sanksione kundër Bjellorusisë siç bën aktualisht kundër Rusisë.



