Hetimi në Spitalin Onkologjik: Aparatura e re 4 vjet në pritje, të sëmurët me kancer nuk bënë kurrë terapi

Hetimi në Spitalin Onkologjik: Aparatura e re 4 vjet në pritje, të sëmurët me kancer nuk bënë kurrë terapi

Tetë persona, shumica mjekë të Spitalit Onkologjik, mes të cilëve edhe nëndrejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, janë nën hetim për shpërdorim detyre.

Ata akuzohen se nuk u kanë dhënë qytetarëve shërbimin e nevojshëm në QSUT, por i kanë orientuar ata në spitale private.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se në repartin e onkologjisë ndodhej burimi i kobaltit, i cili përdoret për të trajtuar rastet me kancer, por nuk vihej në punë, madje kishte dalë jashtë përdorimit, duke u kthyer në burim rreziku për pacientët.

Dy pajisje të njohura si akseleratorë linearë iu shtuan Spitalit Onkologjik, në nëntor të vitit 2020. Në atë kohë, kryeministri Rama e njoftoi në rrjetet sociale vënien në funksion të këtyre aparaturave, të cilat sipas tij e ndanin pacientin njëherë e mirë nga epoka e aparaturave prehistorike, duke i dhënë mundësinë e trajtimit si në vendet e Europës.

“Deri dje në Spitalin Onkologjik kishte vetëm një aparaturë prehistorike me kobalt, sot ka dy akseleratorë linearë të teknologjisë së fundit, si në çdo spital europian ku kurohen të sëmurët me kancer. Vetëm kush nuk do që të shikojë nuk e sheh ndryshimin epokal që vazhdon në shëndetësi”, shkruante Rama.

Hetimi i prokurorisë tregoi se pavarësisht se pajisjet ishin, ato nuk u vunë në punë asnjëherë, pasi nuk u krijuan kushtet teknike.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike.

Kushtet e papërshtatshme e kanë kthyer atë në burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy