Covid-19/ Kryebashkiaku i Moskës premton vaksinimin e të gjithë qytetarëve falas

Covid-19/ Kryebashkiaku i Moskës premton vaksinimin e të gjithë qytetarëve falas

Moskovitët do të mund ta marrin falas vaksinën kundër Covid-19, sapo ajo të jetë gati. Sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit rus, Sergey Sobyanin, vaksina do të orfohet në të gjitha pikat e kujdesit shëndetësor.

Njoftimi i tij vjen në të njëjtën javë kur testet e para të vaksinës rezultuan të suksesshme.

"Sapo ta kemi, ne do të fillojmë fushatën e vaksinimit," tha Sobyanin, "Vaksinimi do të jetë falas në të gjitha institucionet mjekësore".

Ndërkohë, banorëve të Moskës do t’u sigurohen më shumë vaksina gripi në vjeshtë, në mënyrë që ai të mos i mbivendoset epidemisë së Covid-19. Javën e kaluar, Sobyanin tha që Moska po shkon drejt imunitetit të tufës. Sipas tij, deri tani 60 për qind e njerëzve tashmë i kanë antitrupat.

Janë disa institutet shkencore në Rusi, që po punojnë për një vaksinë kundër koronavirusit. Sipas RT, njëra prej tyre ka rezultuar një sukses i shkëlqyer. Të hënën në mëngjes, 20 vullnetarë të vaksinuar u larguan nga një spital ushtarak pasi u mbajtën nën mbikëqyrje për pothuajse një muaj. Atyre u është bërë vaksina e zhvilluar nga Instituti i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamalei në Moskës.

Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka punuar së bashku me Institutin Gamalei për të prodhuar vaksinën, testet kanë treguar “pa asnjë mëdyshje" se vaksina garanton imunitet ndaj Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy