“Policia na sulmoi në mitingun e PS”, aktivistja Lleshi: S’po zbatohet vendimi i Ministrisë së Mjedisit për fabrikën në Lezhë (VIDEO) 

“Policia na sulmoi në mitingun e PS”, aktivistja Lleshi: S’po zbatohet vendimi i Ministrisë së Mjedisit për fabrikën në Lezhë (VIDEO) 

Aktivistja Arlida Lleshi në një lidhje me skype nga Lezha pretendon se ka patur një përplasje me policinë pas protestës pranë fabrikës që përpunon mbetje shtazore, dhe që kundërshtohet nga banorët.

Duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn TV, Lleshi vë në dukje se një grup aktivistësh protestuan paqësisht gjatë mitingut të PS, por u përball me dhunë policore.

Ajo thekson se institucionet vendore nuk po zbatojnë vendimin e Ministrisë së Mjedisit për pezullimin e shkarkimeve në kanal nga fabrika.  

Ne kemi protestuar prej disa muajsh. Kemi marrë edhe një vendim nga Ministria e Mjedisit për t’ia pezulluar shkarkimet në kanal subjektit, dhe asnjë nga institucionet vendore s’reagon. Sot na thanë që ka një miting të PS dhe do jetë aty Edi Rama. Shkuam aty, ishim një grup 10 vetash, mbajtëm distancën paqësisht, na u turrën menjëherë punonjësit e policisë bashkiake, godasin protestuesit, dhe tre prej tyre janë të shoqëruar te policia e Lezhës. 
E dimë me siguri që janë thirrur edhe nga Kryeministria për zbatimin e këtij vendimi, por akoma s’ka ndodhur asnjë gjë. Ne në 22 mars në orën 05:00 kemi protestë, pasi pavarësisht përpjekjeve tona askush s’po reagon. Askush s’po e zbaton vendimin. Ne kërkojmë zhvendosjen e fabrikës, jo falimentimin e biznesit. Fabrika është e vendosur në zonë të banuar. Është e rrethuar nga të gjithë anët me shtëpi. Pavarësisht se nuk reagojnë dot, sepse jetojnë në represion, janë në punë
".  
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy