Cakrani: “Aruba”, vend ku krimi dhe politika bashkëjetojnë. Çështja duhet hetuar nga SPAK (VIDEO)

Cakrani: “Aruba”, vend ku krimi dhe politika bashkëjetojnë. Çështja duhet hetuar nga SPAK (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin “MCN Live”, ka komentuar pretendimet e opozitës lidhur me një takim të zhvilluar në vitin 2019 në Aruba, ku dyshohet se ka qenë i pranishëm edhe përfaqësues të qeverise dhe ku sipas akuzave të opozitës, kanë marrë pjesë persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Cakrani deklaroi se rasti “Aruba” përfaqëson një situatë ku interesat politike dhe ato kriminale mund të jenë ndërthurur, dhe theksoi se kjo çështje kërkon hetim të plotë nga SPAK.

Aruba është një vend që simbolikisht po shndërrohet në një zonë ku politika dhe krimi bashkëjetojnë. Nëse këto akuza janë të bazuara, atëherë rrezikojmë të përsërisim skenarë të njohur nga historia, siç ishte rasti i Panamasë me Noriegën, një përzierje mes pushtetit dhe mafies. 

Shqipëria është kthyer si Panamaja, dhe Rama si “Noriega” si tek filmi Padrino, ku e gjithw mafia  bënim mbledhje dhe Noriega ndante kulla e toka. 

Në raste të tilla nuk mund të pritet ndërhyrja nga politika, pasi shpesh herë interesat politike janë të ndërlidhura me mbajtjen e pushtetit dhe kompromiset me aktorë të jashtëligjshëm.

Në Itali, në vitet ’60-’70, nuk ishte politika ajo që i dha fund lidhjeve të krimit me pushtetin, por ndërhyrja vendimtare e Prokurorisë dhe drejtësisë. 

Po ashtu edhe në Shqipëri, nëse ka dyshime, është detyra e SPAK-ut të veprojë. 

Autoritetet italiane të antimafias mund të disponojnë foto, materiale audio dhe dokumente që lidhen me takimin në fjalë, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti nëse nis një hetim zyrtar.

Nëse SPAK ka vërtet vullnet për të hetuar, nuk do t’i mungojnë provat. 

Duhet të ketë transparencë të plotë, qoftë për të konfirmuar, qoftë për të përjashtuar akuzat.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy