Pas vendimit të gjykatës, ish-ministri Tahiri tërheq pasaportën

Pas vendimit të gjykatës, ish-ministri Tahiri tërheq pasaportën

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është rikthyer përsëri në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të tërhequr pasaportën dhe kartën e identitetit që ishin bllokuar.

Një ditë më parë, Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm.

Tahiri çoi në Apel vendimin për bllokimin e lëvizjes dhe dokumenteve dhe seanca u zhvillua dje ku avokati i tij kërkoi shfuqizimin e vendimit. Pas shqyrtimit të fakteve Gjykata vendosi që nuk ka prova dhe shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë. Tashmë Tahiri është i lirë të lëvizë jashtë vendit.

Bllokimi i pasaportës nga Krimet e Rënda u bë më 12 dhjetor. Kjo erdhi, sipas prokurorisë, pas provave të reja të siguruara nga hetimet e dosjes "Habilaj". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy