Berisha: Rama prej disa ditësh ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli

Berisha: Rama prej disa ditësh ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli

Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se “prej disa ditësh ka bllokuar serverat dhe kompjuterat të cilat ia kërkon Interpoli".

Në fjalën e mbajtur si zakonisht nga dritarja e banesës ku ndodhet në "arrest shtëpie", Berisha u shpreh: 

Të dashur miq, këto ditë ka pasur zhvillime të tjera të jashtëzakonshme. Këto ditë drejtësia e SHBA kryqëzoi, gozhdoi, akuzoi si kriminel që ka korruptuar njeriun kryesor të kundërzbulimit të SHBA, Edi Ramën.
Edi Rama është sot një kufomë e pakallur. T’i vërsulemi, ta arrestojmë, ta nisim drejt McGonigalit. Të dashur miq, po përpëlitet se si e si ku mund të fusë kokën. Prej disa ditësh ka bllokuar serverat, kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, në të cilën gjendet të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar. Për të maskuar veprimin e tij, ka urdhëruar ministritë, asnjë dokument Skapit të partisë. Por ja ku po ta them Edi Rama se i ke kohërat e numëruara. Jep dorëheqjen se kudo që të shkosh, fatin e baballarëve të tu do kesh. Nuk të shpëton dot Altin Dumani, përkundrazi do ndani fatin bashkërisht. Të njëjtin fat me asnjë makinacion, me asnjë pretekst nuk të mbron më. Shqiptarët, çdo minutë e kanë për turp të kenë një kryeministër si ti”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy