Rio de Zhaneiro/ Çdo pesë orë, një i vrarë nga policia

Rio de Zhaneiro/ Çdo pesë orë, një i vrarë nga policia

Sipas statistikave të Institutit të Sigurisë Publike në Rio de Zhaniero, një organ zyrtar i lidhur me qeverinë e vendit, rezulton se vetëm në gjysmën e parë të vitit policia e Shtetit të Rio de Zhaneiro ka vrarë gjithsej 881 persona, pra rreth një person çdo pesë orë. Kjo, sepse ka nisur një lloj "lufte" kundër krimit të organizuar përmes operacioneve të urdhëruara nga guvernatori i vendit Wilson Witzel. Të dyshuarit që vdiqën në duart e policisë ishin 14.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, numri total i vrasjeve të kryera nga kriminelët rezulton të jetë 2083, një rënie prej 22.6% krahasuar me vitin 2018, sipas Witzel-it. Witzel i përket Partisë Social Liberale të Presidentit të Republikës, Jair Bolsonaro. Politika e tij e rreptë kundër krimit, e cila filloi më 1 janar, parashikon që qitësit e zgjedhur mund të identifikojnë dhe mund të qëllojnë në "njerëz të dyshimtë" që fshihen lagjeve. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy