
Gëzimi i rrëzimit të një diktatori po i lë vendin frikës së madhe të marrjes së pushtetit nga të ngjashmit e tij.
Protestuesit nuk pranojnë të bëhen palë me regjimin ushtarak, edhe pse premtohet se në të ardhmen do të ketë një qeveri civile.
Udhëheqësit ushtarakë të grushtit të shtetit kanë paralajmëruar protestuesit që gjenden ende nëpër rrugë se nuk do të ketë asnjë tolarancë në rast trazirash.
Një zëdhënës u shpreh se ushtria nuk do të marrë pushtetin në Sudan, pasi e ardhmja e vendit duhet të vendoset nga vetë protestuesit, por ushtria duhet të ruajë qetësinë publike.
Protestuesit janë ende nëpër rrugë nëpër Khartoum, duke pasur frikë se udhëheqësit e grushtit të shtetit janë të ngjashëm me Omar al-Bashir-in që rrëzuan nga pushteti.
Ushtria ka lajmëruar se Bashir-i nuk do të ekstradohet për akuzat e krimeve.
Omar al- Bashir akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Sipas këshillit ushtarak të Sudanit ai të përballet me këto akuza në gjyqin vendas.



