Fjalimi i djeshëm i kryeministri Edi Rama në Strasburg lidhur me raportin e të dërguarit Dikc Marty, duket se e ka ndarë me thikë opinionin publik, duke u komentuar në forma të ndryshme.
Në studion e lajmeve në MCN tv, diplomati dhe ish ambasador i Shqipërisë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, është i mendimit se fjalimi i Ramës dje ishte nxitje e Rezolutës së parlamentit shqiptar, miratuar në korrik.
Fjalimi i djeshëm i Ramës është bërë objekt i një diskursi politik, i një debati të ashpër, dhe mjaft polarizues brenda vendit. Unë mendoj se analiza e fjalimeve të tilla donë shumë kujdes e profesionalitet, do argumente dhe te zhvishet nga interesa politike
Unë gjykoj se fjalimi u nxit nga Rezoluta e parlamentit shqiptar e miratuar në korrik të këtij viti, e cila kërkoj që të hidhet poshtë si e pabazë i paargumentuar, raporti i Dick Martyt në Këshillin e Evropës, lidhur me akuzën për trafikim organesh të ish-liderëve të UCK-së.
Mendoj se përsa kohë i qëndroj përmbajtjes së rezolutës, fjala e kryeministrit është në koherencë me mendimin e parlamentit shqiptar, duke ngritur një çështje shumë të rëndësishme, shumë principale, e cila synon të argumentonte para KiE raporti nuk është provuar nga organet e hetuesisë, një raport qe po provohet tanimë se është fabrikuar nga grupi parlamentar i Rusisë në KiE, dhe si i tillë, ai raport lypset të rishikohet, të hidhet poshtë dhe të miratohet një rezolutë e re.
Por, tutje, diplomati Bashkurti vlerëson se në disa raste, kryeministri me fjalimin e tij ka tejkaluar cakun, me disa ide që nuk lidhen drejtpërdrejtë me rezolutën, dhe si e tillë, mund të krijojë shteg për debate.
Unë mendoj se kryeministri aty ku e kalon pa cakun e tij dhe krijon shteg për debat të madh.
Debat që filloi brenda sallës së KiE, dhe u shtri edhe në mjedisin shqiptar është fakti se kryeministri ka shtruar edhe disa ide që nuk lidhen direkt me rezolutën , ka tejkaluar rezolutën e parlamentit duke ngritur edhe mjaft çështje që në njëfarë mënyre i japin karakter mjaft politik dhe relativisht konjuktural dhe e personalizojnë më tutje fjalimin.



