
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon rihetim të Lulzim Bashës për dosjen e lobimit me paratë ruse, pas publikimit të raportit të qeverisë amerikane. Selia blu akuzon se dosja e Bashës nuk u dërgua në Gjykatën e lartë në kundërshtim me ligjin pas ndërhyrjes së kryeministrit Rama. Por Basha nga ana e tij rrëzon pretendimet e SHBA dhe mohon të ketë përfituar financime nga rusët.



