Meta thirrje Peleshit dhe Çuçit për shuarjen e zjarreve: Kërkoni ndihmë nga partnerët europianë

Meta thirrje Peleshit dhe Çuçit për shuarjen e zjarreve: Kërkoni ndihmë nga partnerët europianë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sot pasdite lidhur me situatën kritike me të cilën po përballet vendi ynë, nga zjarret e mëdha në shumë qarqe.

Kreu i Shtetit i kërkon ministrit Bledi Çuçi dhe Niko Peleshit që të marrin masa urgjente për shuarjen e flakëve dhe të kërkojnë ndihmë dhe te Mbrojtja Civile Europiane, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj.

“Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, është thellësisht trishtuese. Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes, i uroj bashkëshortes së të ndjerit, e lënduar nga djegiet në trup, shërim sa më të shpejtë.

I bëj thirrje Qeverisë, në veçanti Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të angazhohen seriozisht, me të gjitha forcat operacionale të emergjencës dhe kapacitetet në dispozicion, jo me mjete rrethanore, për përballimin e kësaj situate alarmante, të përhapur tashmë në disa Qarqe të vendit.

Është tepër urgjente organizimi i operacioneve më efikase nga ajri dhe marrja e çdo mase efektive, për të shmangur çdo humbje tjetër jete, për t'ju ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe minimizuar pasojat tepër të rënda në pasuritë publike dhe private.

Meta përsërit thirrje që qeveria të kërkojë ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane dhe çdo vendi partner, që ka mundësi të ndihmojë si dhe ka kërkuar nga banorët që të bashkëpunojnë me autoritete për evakuimin e tyre në një vend të sigurt.

"Përsëris thirrjen për t'ju drejtuar sa më parë për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane dhe çdo vendi partner, që ka mundësi të na ndihmojë.

Përcjell solidaritetin me forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe punonjësit e strukturave vendore dhe qendrore të angazhuara në terren për fikjen e zjarreve dhe u bëj thirrje qytetarëve, në zonat me rrezikshmëri të lartë, të jenë sa më bashkëpunues me ta, veçanërisht për të zbatuar urdhrin e evakuimit, në rastet kur kjo është e domosdoshme", tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy