“Nuk ka rritje të çmimit për familjet”, Rama prezanton planin me 3 pika për krizën energjetike (VIDEO)

“Nuk ka rritje të çmimit për familjet”, Rama prezanton planin me 3 pika për krizën energjetike (VIDEO)

Kryeministri Rama doli në një konferencë të posaçme për shtyp për krizën energjetike. Rama prezantoi planin e qeverisë për të gjithë shtresat e popullsisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria do të ketë në fokus të gjithë qytetarët dhe në mënyrë të veçantë familjet në nevojë dhe biznesin e vogël.

"Nuk ka rritje të energjisë për familjarët, gjithashtu nuk do të ketë kufizime.

Faza agresive deri në verën e ardhshme, po përgatitemi dhe me një konsultim kombëtar brenda këtij viti ku do të kërkojmë mendimin tuaj për këtë çështje, se ne këtu  jemi për njëri tjetrin, edhe pse mund të kemi opinione të ndryshme, dallimi mes përplasjes së opinioneve të politikanëve, ta kthejmë në një avantazh, mirësi kombëtare duke e kthyer ballafaqimin në një burim për vendimmarrje.

Janë 3 pika. E para garantimi i furnizimit të energjisë elektrike për të gjithë, mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë ; garantimi i fondit likuid për ndërveprimin e tregut. 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2”, u shpreh Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy