Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skënder Dyrmishi, është optimist për zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara me Tiranën në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Dyrmishi veçon marrëveshjen për hekurudhën Durrës-Prishtinë, e cila është në fazën e studimit të fizibilitetit dhe mund të lehtësojë akoma më tej dinamikën e komunikimeve ekonomike.
Sa i takon Ballkanit të Hapur, Dyrmishi thotë se në raportin Prishtinë-Tiranë, në kuptimin e asaj që pritet të ofrojë ky projekt, Kosova është e gatshme edhe ta tejkalojë atë. Por sipas tij, problem mbetet Serbia, e cila deri tani nuk ka treguar se do të ketë veprime te tjera nga ato të së kaluarës.



