SPAK nis hetimet për pesë gratë e riatdhesuara nga kampet siriane (VIDEO)

SPAK nis hetimet për pesë gratë e riatdhesuara nga kampet siriane (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) do të nisë hetimet për pesë gratë e riatdhesuara në Shqipëri nga kampi sirian “Al-Hol”.

Sipas informacioneve zyrtare nga SPAK-u, gratë do të merren në pyetje këto ditë.

“Prokurorë të strukturës antikorrupsion do shkojnë në qendrën e posaçme në Durrës për t’i marrë ato në pyetje”. 

Përmes marrjes në pyetje, SPAK-u do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.

Gjithashtu do kërkohet informacion për rekrutuesit, financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar ato të kalojnë nga Shqipëria në Turqi me destinacion final Sirinë.

Pjesë e hetimit do të jenë dhe personat që i rekrutuan dhe financuan shqiptarët që shkuan për të luftuar për Shtetin Islamik në Siri.

Personat që janë vënë nën vëzhgim janë: Brunilda Koçollari, Emanuela Vladi, Ruzhdije Balliu, Lavdie Kaca dhe Klotilda Zani.

Bashkë me 19 të rikthyerit në operacionin e fundit shkon në 25 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Al hol. Tanimë në Al Hol kanë mbetur edhe rreth 30 të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy