Zbardhet draft-rezoluta që Partia Socialiste dorëzoi në Kuvendin e Shqipëri për të shpallur Iranin si shtet sponsor të terrorizmit. Projekt-rezoluta dënon gjithashtu sulmet kibernetike të kryera kundër institucioneve të Republikës së Shqipërisë, përfshirë sulmin e vitit 2022 ndaj infrastrukturës shtetërore dhe përpjekjet e fundit për ndërhyrje në sistemet e Kuvendit të Shqipërisë.



