Del jashtë rruge makina në Përmet, lëndohet drejtuesi i mjetit

Del jashtë rruge makina në Përmet, lëndohet drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Përmet-Këlcyrë, në afërsi të kthesës së Kosinës, kur automjeti tip FORD, i drejtuar nga S. Alushaj, ka dalë nga rruga teksa po lëvizte nga Përmeti drejt fshatit Kosinë, ku edhe banon drejtuesi i mjetit.

Sipas konstatimeve të para, automjeti ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një fushë aty pranë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ndihma e shpejtë. I lënduari është transportuar në Spitalin e Gjirokastrës me dëmtime kryesisht në gjymtyrë, por jashtë rrezikut për jetën.

 

Sipas vlerësimeve paraprake, shkaku i aksidentit mendohet të ketë qenë terreni i rrëshqitshëm si pasojë e reshjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy