Themelues i epay.al Endri Meksi në studion e MCN Economy ka komentuar lidhur me taksën e bizneseve të IT, për të cilën u shpreh se taksa 5% nuk ishte e gabuar. Ai tha se një pjesë e kompanive nuk gjenerrojnë fare të ardhura, por që ndoshta BE ka gjakuar që kjo masë shumë e mirë për të ndihmuar tregun e IT, rezultoi si jo efikase në qëllimin që kishte dhe si e tillë të hiqet.
Nuk është taksë në 2022, besoj se është taksë e vendosur vite më parë në 2018, bëhet fjalë për 5% pagesë e fitim tatimit, pra nuk është taksë e sensit diçkaje të re. Ishte kuota e tatim-fitimit prej 15% që aplikohej të gjitha shoqëritë tregtare shqiptare dhe sektorin e kompanive që ekskluzivisht bëjnë produkte IT të një liste të reduktuar të një VKM do të ishte 5%. Motivet pse BE e ka quajtur që e vë në monitorim dhe përse e ka kërkuar të mos jetë më nuk i kam të qarta, por dyshimet më bëjnë të besoj se kemi të bëjmë me një nismë që qeveria e gjykoj që duhet apo ishte e nevojshme të ishte ndihmuese në zhvillimin e tregut të informatikës, por që nuk ka dhënë ndonjë efekt në këtë sens. Është përdorur nga kompani të caktuara të tregut informatikë për të shmangur në njëfarë kuote detyrimin e tatim-fitimit, duke kaluar punë dyshohet fiktive nën kompanive të tyre që supozohet se bëjnë punë ekskluzivisht IT. VKM në fjalë thotë se i mbetet ekspertëve kontabël që ta verifikojnë këtë gjë, dhe ky është problemi në thelb se ne sot kemi të bëjmë me një sektor të ekspertëve kontabël që është dizastros, që nuk update asgjë dhe për këtë arsye ndoshta BE ka gjykuar që kjo masë shumë e mirë për të ndihmuar tregun e IT, rezultoi si jo efikase në qëllimin që kushte dhe si e tillë të hiqet.
Më tej ai shtoi se 1% në 3200 kompani do të thotë se raporti është pak asimetrik, pra kupton se sa i dobët është tregu i IT në Shqipëri. Sipas tij, tregu shqiptar nuk bën dot asnjë garë, por vetëm tendera.
Këto janë kompani të shumta në numër, por një pjesë janë kot, nuk gjenerojnë të ardhura. Tregu IT tek ne është shumë larg asaj që duhet të ishte, IT është sektori që krijoi dhe akoma vazhdoi të shtyjë revolucionin e katërt industrial siç quhet, por në themel jemi përpara një revolucioni që kapi të gjithë planetin dhe në Shqipëri nuk është asgjëkund, nuk kemi asnjë produkt të shpikur nga shqiptarët. Nuk ka asnjë kompani shqiptare në tregun ndërkombëtar, asnjë produkt të vetëm, pra nëse ky treg ishte kaq kompetitiv, kaq i ri tek ne është inekzistent, ne nuk ishim të aftë të bënim asnjë garë, por jemi nonat për të bërë tendera.



