Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e Ardian Bitrajt dhe Mimoza Bruzias, dy ish-punonjësit e BSH, të akuzuar si bashkëpunëtorë në vjedhjen e 713 milionë lekëve.
Ardian Bitraj u dënua nga Shkalla e Parë me 13 vite e 4 muaj burgim, ndërsa Mimoza Bruzia u dënua me 10 vite burgim.
Ardian Bitraj dhe Bruzia kërkuan pafajësi në gjykatën e Apelit pas dënimit me burg në 20 maj 2015 nga Gjykata e Tiranës. Dënimi me 23 vite e 4 muaj për të dy u dha nga gjykata pas procedurës me gjykim të shkurtuar.



