Detyrimet e pashlyera të bizneseve, Binaj: Më shumë duhet të na shqetësojë evazioni fiskal

Detyrimet e pashlyera të bizneseve, Binaj: Më shumë duhet të na shqetësojë evazioni fiskal

Eksperti kontabël, Agim Binaj, thotë se më shumë sesa rritja e borxhit të biznesit te Tatimet, duhet të na shqetësojë evazioni fiskal. Në studion e MCN Economy, Binaj tha se lidhja e evazionit me korrupsionin duhet ta bëjë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ta përqendrojë punën e saj në këtë aspekt.  

Fiskalizimi e ka forcuar kontrollin. Rritja e borxhit mund të ketë faktorë të ndryshëm. Nuk e shikoj si një faktor shumë shqetësues. Kjo duhet parë në tërësi. Vitit 2023, sidomos për pjesën e biznesve që merren me eksporte kanë pasur probleme. Ky borxhi duhet studiuar. Mund të jetë edhe borxh i vjetër.

Problemi është që ne kemi evazion fiskal shumë të lartë. Shqipëria hyn në vendet me evazion të lartë fiskal, që pastaj lidhet edhe me korrupsionin. DPT duhet ta përqëndrojë vëmendjen te evazioni.

Tatimet shoh se kanë rritje të ardhurash. Turizmi solli të ardhura sezonin që lamë pas.

Shoh që grantet që vijnë nga BE tatohen dhe kjo nuk ka ku të rrijë.

Lidhur me taksimin e profesioneve të lira, Binaj tha se është i drejtë. Ankesat sipas tij kanë të bëjnë me profesionistë që kanë ndryshuar statusin për të shmangur taksimin dhe tani gjenden përballë një forme të re taksimi.

Unë jam kundër kësaj që profesionistët e lirë po rëndohen me taksa. Unë jam vetë profesionist i lirë po nuk ankohem sepse nuk e ndryshova statusin siç e ndryshuan këta. Ne si profesionistë të lirë duhet të japim shembull. Unë jam i tillë, kam 30 vjet profesion. Këto që bëhen jo Gjykata Kushtetuese, jo ankesa. Këto janë eksperienca botërore. Nëse ti realizon të ardhura 200 mijë euro dhe nuk paguan asgjë, kjo nuk ka vend ku të rrijë. Ti nuk paguan për xhiron, por për fitimin neto. Ne nuk duhet të përfitojmë nga lehtësirat që jep shteti në një periudhë të caktuar. Nuk jam dakord të përjashtohen nga tatimi 105 mijë biznese. TVSH në Francë ka lindur në 1957.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy