Zelanda e Re njoftoi sot se refugjatëve ukrainas që ikin nga lufta do t'u jepet statusi i qëndrimit të përhershëm.
Ministri i Emigracionit Andrew Little tha ky status në Zelandën e Re do të jetë në dispozicion për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë me viza të përkohshme speciale deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.
Shumë nga ata që kërkojnë siguri këtu në Zelandën e Re nuk e kishin imagjinuar kurrë se do të qëndronin për një afat të gjatë, por ndërsa lufta vazhdon, ne kemi një detyrim humanitar t'u ofrojmë atyre siguri.
Po e bëjmë sa më të thjeshtë procesin e aplikimit për rrugën e qëndrimit. Për këtë qëllim, aplikantët nuk do të kenë nevojë të kalojnë një test gjuhësor apo të kenë fonde të mjaftueshme.
Më shumë se 1500 viza speciale i janë dhënë Ukrainës që nga krijimi i kësaj kategorie speciale në vitin 2022, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë së Zelandës së Re pas pushtimit rus të Ukrainës.



