Edhe pse cilësia e ajrit në Europë ka njohur përmirësim, ndotja atmosferike mbetet faktori kryesor ambiental i rrezikut për shëndetin e njeriut, redukton cilësinë e jetës dhe shkakton një numër të madh vdekjesh.
Sipas të dhënave të publikuara në raportin “Cilësia e ajrit në Europë 2016”, ndotja është shkaktare për vdekjen e 467 njerëzve në Europë çdo vit.
Raporti është publikuar nga Agjencia Europiane për Mjedisin.
Publikimi i tij vjen pikërisht në ditën kur Parlamenti Europian pritet të votohet direktiva që vendos limitet e reja të gazeve të emetuara për periudhën 2020-2030.



