Trump: Dënim me vdekje për terroristët. Emigracioni në SHBA, vetëm mbi bazë merite

Trump: Dënim me vdekje për terroristët. Emigracioni në SHBA, vetëm mbi bazë merite

“Ata që gjenden fajtorë nga drejtësia për përfshire në akte terrorizmi meritojnë dënimet më të rënda që parashikon ligji, përfshirë edhe atë me vdekje në raste të caktuara”. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, një ditë pas shpërthimit në një stacion autobusi në Nju Jork, ku mbetën të plagosur 4 persona.

“Amerika duhet të mbetet e bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Duhet t’u bëjmë të mundur institucioneve tona që t’i përballojnë me efektivitet të gjitha aktet terroriste”, ka theksuar ai.

Ndërsa guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, thotë se qyteti është shndërruar në një objektiv ndërkombëtar.

“Duhet të ecim të gjithë përpara sëbashku”, është shprehur Cuomo.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë ripërsërit idenë e reformave në emigracion. Zëdhënësja

Bianca Sarah Sanders u shpreh se “Amerika duhet të mbrojë kufijtë e saj”.

Ajo ka theksuar se ngjarja e Nju Jorkut e bën emergjente kalimin në një sistem emigracioni që bazohet në meritë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy