Pasi betohet si president, Trump argon 80 ambasadorë amerikanë nëpër botë

Pasi betohet si president, Trump argon 80 ambasadorë amerikanë nëpër botë

Pak minuta pas betimit të Donald Trump si President i SHBA-­ve, plot 80 ambasadorë amerikanë nëpër botë janë shkarkuar, sipas ultimatumit të dhënë prej administratës së tij.

Kështu, më herët zv/presidenti Mike Pence ka thënë se ata kanë pasur afat deri më 20 janar që të japin dorëheqjen.

Bëhet fjalë për ambasadorët që cilësohen si emërime politike.

Ata përfshijnë ambasadorët amerikanë në Gjermani, Britani, Kanada, Kinë dhe vende të tjera si Japoni, Indi, Arabi Saudite.

Por çështja është se nuk janë gjetur zëvendësuesit e pjesës më të madhe të tyre, raporton “The Independent”. Deri më tani, këtë lëvizje e ka përshëndetur Presidenti i Çekisë, i cili shpreson për një ambasador më të mirë amerikan në Pragë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy