
Ibsen Elezi bëhet i treti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Ai ka dorëzuar sot formularin e kandidimit pasi dje e bënë këtë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, dhe vetë kryetari Basha.
Në prononcimin për mediat Ibsen Elezi tha se vetëm duke dhënë dorëheqjen Basha mund të garantohen kërkesat e statutit të PD për shanse të barabarta në zgjedhje.
Këto janë elementë shumë të rëndësishëm që vlejnë për të gjithë strukturën e PD. Unë dua t'ju kujtoj të gjithë drejtuesve të strukturave që të administrohet një proces zgjedhor ku vota të konsiderohet e paprekshme. Në qoftë se edhe një rast i vetëm manipulimi ndodh do të ulë imazhin e Partisë Demokratike. Çdo kandidat duhet të ketë kontroll mbi procesin zgjedhor, ky është parim themelor.
Sot është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave.



