“Beketi”, Dhurata Çupi: PD e ka denoncuar që herët, SPAK të nisë hetimet (VIDEO0

“Beketi”, Dhurata Çupi: PD e ka denoncuar që herët, SPAK të nisë hetimet (VIDEO0

Dhurata Çupi, kandidate e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës ka folur në studion e lajmeve të MCN TV lidhur me vendimin e Arbitrazhit për çështjen Beketi.

E pyetur se vetë kryetari i partisë së saj, tha se materiali që ka publikuar ekskluzivisht është vetëm maja e ajsbergut dhe se SPAK duhet të nisë hetimet, Çupi sqaroi se PD e ka denoncuar që krye të herës duke paralajmëruar shqiptarët se mbyllja e një televizioni do ishte në kurriz të tyre.

Ajo vijoj më tej duke sqaruar se nuk di të thotë nëse PD e disponon vendimin e plotë por thekson se çdo gjë që kanë do ja vënë në dispozicion SPAK.

E kemi denoncuar në mënyrë të vazhdueshme se kjo qeveri ka abuzuar me lekët e shqiptarëve. Kjo qeveri ka punuar vetëm për vete. Kemi denoncuar që në krye të herës dhe kemi paralajmëruar shqiptarët se kjo që po ndodh është në kurriz të tyre. Kemi paralajmëruar atëherë dhe sot, kemi bërë një deklaratë që duhet të nisin hetimet të cilat do ja vëmë në dispozicion SPAK për të nisur hetimet për dosjen e plotë. Nuk jam në dijeni nëse disponohet vendimi i plotë, pasi vendimet e arbitrazhit i kanë vetëm palët, por di të them se ne çdo gjë që kemi do ja vëmë në dispozicion drejtësisë”, u shpreh Çupi.

2.Znj. Çupi, kandidoni në Dibër. Në 2017 siguruat të njëjtën numër mandatesh me PS. Sa mandate prisni të merrni në këto zgjedhje? Në qark i varfër dhe me problematikë të madhe largimin e qytetarëve. Çfarë ofron program i PD për të ndihmuar këtë qark?

Në vitin 2017 kam kryesuar qarkun e Dibrës kam bërë një fushatë dinjitoze me program por e dimë që tashmë ky qark është i kompromentuar sa i përket aktorëve të vjedhjes se votave, kemi dosje të bëra publike të cilat organet i disponojnë. Në 2013 ka prerë çdo investim që do ndihmonte ekonominë, por kjo ka çuar në shpopullim. Mijëra banorë janë larguar për shkak të varfërisë. Qarku Dibër ka nevojë urgjente për të larguar atë nga varfëria.  Nuk mund ta zhdukim por duhet të bëjmë diçka për të lehtësuar varfërinë. Ka nevojë për shkolla, çerdhe, turizëm. Fuqizimin e rolit të gruas dhe vajzave që mbeten pa shkollë aty. Unë i njoh mirë problematikat e çdo rrethi dhe fshati në atë zonë.

3.Partia demokratike është kritikuar për grumbullimin e njerëzve në këtë fushatë elektorale, pavarësisht situatës pandemike, ndërkohë kryeministri duket se ka zgjedhur të shfaqet ndryshe. Cili është komenti juaj për këtë?

Kjo nuk e shpëton Ramën nga dështimi. Kjo është një situatë botërore, por dështimi i qeverisë së Ramës nuk mund të justifikohet pas kësaj. Sigurisht që ka pasur grumbullime, ne nuk kemi mundur të ndalojmë pjesëmarrjen e qytetarëve. Nuk mund ti themi dot mos hajde të na dëgjoni. Ka një frymë, ka një mbështetje për të na dëgjuar dhe nuk mund të bëjmë asgjë për të larguar qytetarët, besimin e qytetarëve te PD ne nuk mund ta ndalojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy