Tërmet i fortë në Indonezi, mbi 40 të vdekur

Tërmet i fortë në Indonezi, mbi 40 të vdekur

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës rihter ka goditur Indonezinë. Epiqendra ishte në rajonin Cianjur të provincës së Java, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Mediat raportojnë për mbi 40 persona të vdekur dhe rreth 300 të plagosur. Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Xhakarta, ku shumë njerëz dolën në rrugë dhe ndërtesat u tronditën për më shumë se tre minuta.

Indonezia, një arkipelag i madh me më shumë se 270 milionë banorë, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturin “unaza e zjarrit”, një hark vullkanesh dhe linjash thyerjesh në pellgun e Paqësorit.

Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 ballë, shkaktoi të paktën 25 të vdekur dhe 460 të plagosur në provincën e Sumatrës Perëndimore.

Në janar 2021, një tërmet me magnitudë 6.2 ballë shkaktoi mbi 100 të vdekur dhe afro 6500 të plagosur në provincën e Sulawesi-t Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy