Berisha: Ndihmat e Shqipërisë ndaj Turqisë, s’ishin në lartësinë e duhur! Të shtohen

Berisha: Ndihmat e Shqipërisë ndaj Turqisë, s’ishin në lartësinë e duhur! Të shtohen

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, del me reagim lidhur me tërmetin në Turqi, teksa ditën e sotme qeveria e ka shpallur ditë zie, duke kritikuar qeverinë se ndihma e dhënë nuk ishte në lartësinë e duhur.

Berisha flet për tërmet me pasoja kataklizmike dhe se tërmeti që godit Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore ishte një kataklizëm e vërtetë.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Berisha shton se numri i viktimave të këtij tërmeti arriti në të paktën 31.600 të dielën dhe numri i të plagosurve është shumë më i madh.

Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës për Turqinë, që nga viti 1939. Edhe dje, pas 6 ditësh, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat disa të mbijetuar.

Ndihma të mëdha kanë shkuar nga e gjithë bota. Ndonëse Shqipëria dërgoi ekip kërkim-shpëtimi dhe ndihma në Turqi, këto nuk ishin në lartësinë e duhur dhe në detyrimin tonë ndaj një vendi fqinj dhe mik.

Dhe njëherë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave të këtij tërmeti kataklizmik dhe lutem për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Gjithashtu kërkoj shtimin e ndihmave të Shqipërisë për kapërcimin e pasojave të tmerrshme të tërmetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy