Banka Qendrore e Rusisë ka ndalur qarkullimin e një kartëmonedhe të re prej 1000 rubla pasi priftërinjtë ortodoksë u ankuan se imazhit të kupolës së kishës i mungonte një kryq, edhe pse nuk e kishte një të tillë realisht.
Banka prezantoi dizajne të reja të kartëmonedhave 1000 dhe 5000 rubla në fillim të kësaj jave.
Njëra prej tyre kishte dy objekte fetare në republikën e Tatarstanit me shumicë myslimane: një minare me gjysmëhënën islame dhe një kishë ortodokse me një kube që nuk kishte një kryq mbi të.
Kryqi i kishës së shekullit të 17-të u hoq nga bolshevikët pas revolucionit të vitit 1917. Ndërtesa tani shërben si muze shtetëror. Por mungesa e kryqit ngjalli shpejt zemërimin e klerikëve ortodoksë.
Prifti Pavel Ostrovsky tha në Telegram se nisma ishte ose rezultat i “marrëzive të projektuesve” ose një “provokim i qëllimshëm” nga “pasuesit e Islamit”në Tatarstan.
Prifti i famshëm, i cili ka 174.000 ndjekës në aplikacion, tha se “nuk kishte asnjë ndryshim se si duket ndërtesa në jetën reale” pasi shumica e rusëve nuk e dinë historinë e saj.
“Aktualisht është marrë një vendim për të ndaluar prodhimin e kartëmonedhave”, tha banka qendrore në një deklaratë të rrallë të mërkurën.
Ndikimi i Kishës Ortodokse Ruse është rritur ndjeshëm nën drejtimin Presidentin Vladimir Putin.
Pasi banka hoqi kartëmonedhën, kisha ortodokse ruse e mirëpriti vendimin si “shumë korrekt”.
Zëdhënësi i saj, Vladimir Legoyda, tha se kryqi ortodoks “i cili personifikon identitetin fetar dhe kulturor të shumicës së qytetarëve tanë, është pjesë e natyrshme e simboleve shtetërore të vendit tonë”.
Lidhjet midis kishës dhe shtetit në Rusi janë ndërthurur më ngushtë vitet e fundit.
Udhëheqësi ortodoks, Patriarku Kirill, e ka miratuar ofensivën e Kremlinit në Ukrainë.
Gjatë një shërbimi lutjeje në katedralen kryesore të Moskës të mërkurën, Kirill vlerësoi armët bërthamore të Rusisë, të cilat ai tha se u krijuan “nën mbrojtjen” e një shenjtori.



