Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashën, lidhur me marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Në vendimin e Kushtetueses thuhet se kërkesa e PD-së së Bashës nuk legjitimohet.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për edicionin e lajmeve të MCN TV, se Gjykata Kushtetuese argumenton se nuk provohet interesi i drejtpërdrejtë i Partisë Demokratike për këtë marrëveshje dhe për rrjedhojë vendosi moskalimin e çështjes në seancë.
Në kërkesën e PD kërkohej shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë.



