Këngëtarja Arsi Bako: Ju rrëfej rrugëtimin tim në botën e muzikës. Albumi i parë, arritja ime

Këngëtarja Arsi Bako: Ju rrëfej rrugëtimin tim në botën e muzikës. Albumi i parë, arritja ime

Botës së muzikës i është bashkuar edhe këngëtarja e re në moshë, vetëm 20 vjeç, por në rrugëtim që ë vogël përmes instrumentit të pianos.

Drupal Ad

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo solli në vëmendje se si e nisi rrugën e këngës, për ta pasuruar së fundmi edhe me albumin e parë muzikor, si arritje të saj për këtë vit.

E kam filluar që e vogël me piano, sepse para pianos, nuk më merrte njeri seriozisht për të kënduar. Ashtu ishte, isha këngëtare banjo, thjeshtë ulërija neper shtëpi dhe avash- avash po këndoja. Dhe babi tha pse mos ta çojmë në piano, me këtë veshi im u zhvillua pas më tepër, dhe në gjimnaz mora pjesë në ‘Tirana Art Fest’, që ishte hyrja tamam në muzikë, ku u vlerësova nga juria, si çmim të parë, pastaj nga gjimnazi në Universitet vazhdova pjesëmarrje në kompeticione të mëdha si Kënga Magjike dhe Festivali i RTSh.

Nga njëra të tjetra, bëra edhe në album dhe ja ku jam. Kam halën time këngëtare Suela Bako, që më ka mbështetur për çdo gjë, ka qenë vendi i parë ku kërkoja këshilla në çdo gjë, e kam pasur aty gjithmonë për mua.

Unë përveç muzikën kam zgjedhur edhe arkitekturën, si profesion.

Muzikë e kam për pasion dhe prej kësaj dua të ngel pasion dhe dëshirë dhe nuk dua që të varëm nga ajo, por e bëj për pasion dhe me qejf, dhe shkolla do të jetë për të ardhurat, teksa muzikën e bëj për të pasuruar shpirtin.

Unë të preferuar e kam një këngë nga albumi im i ri që quhet “Hold me tight” është një baladë. Për albumin dua të falënderoj Arida Beka, se ka bërë një punë të mrekullueshme, ka qenë një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Zvicrës, më ka dhuruar tetë këngë tepër të bukura, tepër të ndjera, tepër të veçanta, që nuk është se i dëgjojmë shpesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy