Flamuri ukrainas me firmat e ushtarëve, dhurata e Zelenskyt për Biden

Flamuri ukrainas me firmat e ushtarëve, dhurata e Zelenskyt për Biden

Një ushtar ukrainas i dhuroi Presidentit Volodymyr Zelensky një flamur të nënshkruar nga trupat e vijës së parë si dhuratë për Presidentin Joe Biden dhe Kongresin amerikan, për t'i thënë faleminderit për armët që u ishin dërguar.

Ushtari pa emër u pa në video duke i dorëzuar flamurin Zelenskit në qytetin e Bakhmut, duke thënë se ishte një dhuratë "për vëllezërit tanë në SHBA. Ne ju kërkojmë t'ua kaloni atyre. Faleminderit."

Djemtë më dhanë flamurin tonë të mrekullueshëm me firmat e tyre të shkruara në të për ta dorëzuar. Situata jonë është e vështirë. Armiku rrit numrin e trupave të tij, por djemtë tanë janë më të guximshëm. Ne kemi nevojë për armë më të forta. Ne do t'i përcjellim mirënjohjen nga djemtë tanë Kongresit dhe Presidentit të SHBA për mbështetjen e tyre, por ajo [mbështetje ] nuk mjafton”, u tha Zelensky gazetarëve që udhëtonin me të.

Vizita e Zelensky në vijat e frontit në Ukrainën lindore u zhvillua një ditë para se ai të nisej për një vizitë të papritur në Uashington, ku Biden pritet të njoftojë se po dërgon gati 2 miliardë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë në Ukrainë, duke përfshirë një sistem të ri të sofistikuar të mbrojtjes ajrore.

Të dy do të mbajnë një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë përpara se Zelensky t'u drejtohet anëtarëve të Kongresit në Capitol Hill.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy