
Rusia ka bllokuar të gjithë avionët e lidhur me Mbretërinë e Bashkuar nga hapësira e saj ajrore.
Kjo lëvizje vjen pasi Britania e Madhe ndaloi aeroplanin kryesor rus Aeroflot të zbriste në Britani, në përgjigje të sulmeve ndaj Ukrainës.
"U fut një kufizim në përdorimin e hapësirës ajrore ruse për fluturimet e avionëve në pronësi, me qira ose operuar nga një organizatë e lidhur ose e regjistruar në MB", tha autoriteti rus i aviacionit.
Ai e përshkroi vendimin si një përgjigje ndaj "vendimeve jo miqësore të autoriteteve të aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar".
Hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur të enjten, pasi forcat ruse kanë nisur pushtimin në këtë shtet.
Para se Rusia të bënte të ditur këtë vendim, kompania që zotëron linjën British Airways, ka thënë se është duke shmangur hapësirën ajrore ruse.
Zakonisht, British Airways ka realizuar fluturime tri herë në javë në relacionin Londër – Moskë dhe anasjelltas.



