Analisti nga Maqedonia e Veriut, Nazim Rashidi, damitin e Ballkanit të Hapur të mbajtur në Ohër dhe efikasitetin e tij, e vlerëson me faktin se duhet parë nëse qytetarët mund të komunikojnë më lirë dhe të kenë mundësi më të mira.
Ai tha për MCN TV se ndoshta nuk duhet parë si problematikë, por ajo që thuhet vazhdimisht nga zyrtarët ndoshta për dikë fshehurazi dhe ndoshta për dikë direkt, është se Ballkani i Hapur, nuk duhet të jetë zëvendësim i BE.
Frika është se BE nuk është e qartë se çfarë do bëj me vendet e Ballkanit dhe frika është se mos kjo nismë është një lloj zëvendësimi i BE.
Vendet tona e kanë si perspektivë BE dhe këto nisma duhet vetëm ta ndihmojnë këtë rrugë. Nëse Kosova nuk është pjesë e Ballkanit të Hapur, Ballkani nuk është i hapur plotësisht.
Duhen gjetur mënyra që dhe Kosova të jetë pjesë e nismave rajonale.
Kryeministri Kurti ka thënë se do të qëndrojë besnik ndaj nismave të tjera rajonale, si procesi i Berlinit, ka mundësi komunikimi që gjithnjë të shkojë në këtë tavolinë. Pa Kosovën, Ballkani nuk do të jetë i hapur.
Deklaratën e Kryeministrit Edi Rama i cili tha sot se nisma e Ballkanit të Hapur, bëri të mundur furnizimin me grurë përmes Serbisë të vendeve të rajonit, nëse nisma është kanal komunikimi me Rusinë, ai tha se nuk mund të jetë kaq direkte, edhe pse dihet qëndrimi i Serbisë në raport me Moskën dhe afërsia që kanë dihen.
Kriza ekonomike mund të bëjë presionin e vetë, vendet tona janë anëtare të NATO-s. Kapriço të tilla të sigurisë nuk do i lejojnë. Duke qenë Serbia ndaj kësaj nisme rajonale, dyshimet i ka të larta.
Jo vetëm në raport me Kosovën por edhe me faktin se mund të ketë sfida të reja sigurie që mund të vijnë nëpërmjet Serbisë në Ballkan.
Frikën e madhe për ndikim rus, nuk ma merr mendja se mund të ndodh, pasi jemi vende të NATO dhe ka mburoja që nuk e lejojnë.



